TIRANE - Vendimi i shumëpritur i qeverisë së futbollit evropian UEFA për të ardhmen e ndeshjes së ndërprerë “Serbi-Shqipëri” dhe dënimet e mundshme ndaj Federatave të dy kombëtareve, do të jepet nesër. UEFA shtyu vendimin qe pritej te jepej sot, per shkak te volumit te dosjeve te kombetareve te dy vendeve.

Këtë fakt e pohoi për A1 REPORT, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka. Komisioni i Displinës është mbledhur ditën e enjte në një takim me dyer të mbyllura në Nion të Zvicrës, ku prej orës 10 është duke shqyrtuar dosjet e përgatitura nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo serbe në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes së 14 tetorit në stadiumin “Partizani” të Beogradit. Sipas mediave të huaja raportohet se për shkak të dosjeve voluminoze krerët e UEFA-s kanë kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e të dhënave dhe vendimi është shtyrë për të premten në mëngjes.

Mjaftoi valëvitja e flamurit kuqezi me hartën e Shqipërisë së Madhe për të revoltuar tifozët serbë të cilët dhunuan në mesin e fushës së blertë lojtarët e kombëtares sonë.

UEFA ka vënë nën hetim Shqipërinë për mos rikthimin e kuqezinjve në fushë dhe vazhdimin e lojës pas ndërprerjes në minutën e 41’, si dhe për flamurin e telekomanduar me dron mbi stadiumin e Beogradit, për të cilin deri më tani nuk ka autorësi.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/sport/2726/duka-p-r-a1-report-shtyhet-p-r-nes-r-vendimi-p-r---39-serbi-shqip-ri--39--247690.html#sthash.hIwMUdTm.dpuf