ITALI - Një aksion i policisë në disa rajone të Italisë ka vënë sot në pranga 14 persona të dyshuar si pjesë në një grupi neofashist të cilët planifikonin të kryenin sulme terroriste.

Sipas policisë, të dyshuarit i përkisnin një grupi të paligjshëm i frymëzuar nga idealet e organizatës “Ordine nuovo" (Rendi i ri) dhe akuzohet se komplotonte të vriste policë, gjyqtarë e politikanë si dhe të hidhnin në erë zyrat e Equitalia me gjithë stafin brenda.

Sipas burimeve hetimore, grupi planifikonte akte dhune me qëllimin e vetëm të destabilizimit të rendit dhe qetësisë publike për të krijuar një parti të re për të marrë qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të rregullta.

Në lidhje me veprimtarinë e grupit janë duke u hetuar edhe 31 persona të tjerë të cilët dyshohet të jenë përfshirë në përpjekjet për të siguruar armë dhe bërë propagandë në mediat sociale.