Ka dështuar dhe në raundin e dytë zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës në Greqi. Në favor të zgjedhjes së Stavros Dimas votuan 168 përfaqësues të Parlamentit, gjatë votimit të së martës në mesditë. 131 deputetë abstenuan. <br /> <br />Tashmë zgjedhja e deputetit do të vendoset në raundin e tretë që do të zhvillohet më 29 dhjetor, ku nevojiten 180 vota. <br /> <br />Në rast dështimi, Parlamenti do të shpërbëhet dhe do të organizohen zgjedhje legjislative të parakohshme në fund të janarit ose fillim të shkurtit.