Surprise Me!

Gjykata: 1 muaj paraburgim serbit "Eksplozivin do e çoja në Shqipëri"

2014-12-27 6 Dailymotion

PRISHTINE - Dy ditë pasi u arrestua me mbi 12 kg tritol në automjet, 46-vjeçari serb Slobodan Gavriç do të qëndrojë të paktën 30 ditë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës i dhënë mesditën e kësaj të shtune. Sipas prokurorisë, serbi me profesion veteriner dhe punonjës në Ministrinë e Bujqësisë të Serbisë dyshohet se ka pasur qëllim të kryejë sulm terrorist përmes futjes së lëndëve shpërthyese në Prishtinë. Vetë i pandehuri i ka mohuar të gjitha akuzat në sallën e gjyqit duke thënë se ka pasur qëllim vetëm shitjen e eksplozivit. Po sipas dëshmisë së tij, Kosova ka qenë thjesht vend tranzit dhe se destinacioni i lëndës shpërthyese ishte Shqipëria ku sipas tij, kishte disa lidhje biznesesh me minierat që kanë nevojë për materiale të tilla. <br /> <br />Mediat kosovare kanë publikuar një pjesë të kërkesës së prokurores Drita Hajdari, ku theksohet se pas pikasjes së tij në lagjen “Arbëria” dhe zbulimin e 12.219 kg eksploziv, destinacioni i radhës i serbit ishte “Grand Hotel” në qendër të Prishtinës. Por sipas raportit të Prokurores, ende nuk është zbuluar objektivi i sulmit terrorist që u arrit t parandalohej.

Buy Now on CodeCanyon