Surprise Me!

A1 Report - Franca ne zi...deshmite e terroristeve. Vellezerit Kouachi: Jemi te a-Qaedes...Pengmarresi i supermarketit: Jam i ISIS

2015-01-10 3 Dailymotion

Franca mban zi për 17 viktimat e shënuar në tre ditë sulmesh terroriste nga 3 ekstremistët islamikë, dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi dhe një bashkëpuntor i tyre Amedy Coulibaly, që mbetën të vrarë nga aksioni policor i një dite më parë duke i dhënë fund një maratone sulmesh e pengmarrjesh në kryeqytetin Francez. Sulmet janë marrë përsipër nga grupi radikal i Al-Qaedës në Jemen dhe kjo është pranuar nga vetë terroristët ashtu si dhe nga zëdhënës të grupit ekstremist. <br /> <br />Televizion Francez BFMTV ka mundur të marrë një prononcim të fundit me telefon nga terroristi përgjegjës për masakrën në revistën satirike Charlie Hebdo i cili ka thënë se ishte i dërguar dhe i financuar nga Al-Qaeda në Jemen për t’u hakmarrë ndaj talljeve provokuese të Profetit Muhamed nga revista franceze. I njëjti kanal ka marrë dhe një deklaratë të pengmarrësit të supermarketit, Amedy Coulibaly, i cili ka thënë se është kordinuar me dy terroristët e sulmin në “Charlie Hebdo” duke pranuar se ishte ai që vrau oficeren e policisë një ditë më parë, si dhe ka thënë se ishte pjesë e ISIS, grupit militant që vepron në Siri dhe Irak.

Buy Now on CodeCanyon