Egjipti i është kundërpërgjigjur duke bombarduar Shtetin Islamik të ISIS të vendosur në Libi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave, Egjipti ka nisur ofensivën e tij me sulme ajrore, pas publikimit të videos masakër të ISIS ku theren 21 pengje egjiptianë të krishterë.

Mësohet se Egjipti ka bombarduar kampet dhe magazina armësh të ISIS në Libi. Sipas Presidentit të Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi Egjipti ka çdo të drejtë të mundshme për të sulmuar pas masakrës së publikuar dje nga ISIS.

Dje përmes një video të shpërndarë në internet, bëhej publike vrasja e 21 pengjeve egjiptianë të krishterë të cilët theren nga ekstremistët e ISIS në afërsi të Tripolit. Video e masakrës është postuar nga xhihadistët libianë që zotoheshin për besnikëri ndaj ISIS.

Pengjet ishin të gjithë të krishterë, dhe u rrëmbyen nga xhihadistët përgjatë dhjetorit dhe janarit në qytetin bregdetar të Sirte në Libinë lindoer, e cila është nën kontrollin e ekstremistëve.