Banorë të fshatit Dobraç në komunën Rrethina kanë protestuar sot në vendin ku po punohet për ndërtimin e bypassit jo shumë larg nga stacioni i pompave në Dobrac. Ai furnizon me ujë të pijshëm dhe qytetin e Shkodrës. Shkaku i kësaj proteste ka qenë devijimi i projektit të mëparshem të kalimit të bypassit në këtë territory, i cili është bërë pa asnjë njoftim të qytetarëve, teksa mjetet nga nata e kaluar kanë nisur gërmimet në tokën në pronësi të fshatarëve të Dobraçit që e kanë përfituar me ligjin 7501. Shefi i inspektoriatit të ndertimit të komunës Rrethina, Rrok Demaj deklaroi se punimet që po kryhen janë të paligjshme, sepse nuk është njoftuar njësia vendore, në territorin e së ciles do kalojë ky objekt.