Arrestohen vrasësit e pesëfishtë të Smillkovcës. Sipas policisë, bëhet fjalë për një grup personash radikalë islamik. Ministrja e Brendshme Jankullovska, njoftoi për 20 ndalime, dhe theksoi se në mesin e të arrestuarve janë pikërisht edhe autorët e ekzekutimit të 5 përsonave në Smillkovcë të Shkupit më 12 Prill. Shumica e të ndaluarve janë nga rrethi i Shkupit. Jankullovska u shpreh taksativisht se nga ecuria e deritanishme, bastisjet e shtëpive si dhe përputhja e deritanishme e fakteve tregojnë se të arrestuar janë edhe vetë autorët e vrasjes makabre. Jankullovska njoftoi se kundër të ndaluarve do të ngrihet padi penale për veprën penale të terrorizmit. Jankullovska njoftoi se përfaqësuesit e këtij grupi janë persona që kanë luftuar në Afganistan dhe Pakistan përkrahë talibanëve kundër forcave të NATO-s. "MPB-ja ka arrestuar autorët e vrasjes makabre tek liqeni i Smillkovcës. Bëhet fjalë për një grup personash nga Shkupi. Ata janë mbështetës radikalistë islamik, të rrezikshëm edhe për të krishterët por edhe për myslimanët. Kundër përfaqësuesve të grupit do të ngrihen padi penale për veprën penale të terrorizmit", tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme. Në kuadër të aksionit me emrin e koduar 'Monstrum', sot në orët e para të mëngjesit u kryen bastisje në shumë pjesë të Shkupit. "Në orët e para të mëngjesit janë kryer bastisje në 26 objekte. Gjatë bastisjes, janë ndaluar 20 persona në baza të ndryshme. Është gjetur një numër i madh materialesh për të cilat vlerësojmë se më pas do të mund t'i shfrytëzojmë si dëshmi. Është gjetur një pjesë e madhe armësh, literaturë e cila flet për përfaqësimin ideologjik të këtyre personave dhe një sërë lëndësh të tjera si jelek taktik, maska dhe pajisje të ngjashme të cilat mund të shfrytëzohen ose ka qenë e shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale", tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme. Gjatë aksionit policor morën pjesë mbi 800 përfaqësues të policisë, ka marrë pjesë edhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim si dhe Byroja për Siguri Shtetërore. "Të gjitha dëshmitë materiale, për të cilat folëm më parë kanë qenë pikënisje që të vinim deri tek faza ku do të mësonim saktë se ku duhet të bënim bastisje, çfarë të kërkonim gjatë atyre bastisjeve si dhe në cfarë drejtimi ta orientonim hetimin. Më këtë rast dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët që na dhanë informata të rëndësishme duke u paraqitur në numrin 199...Më e rëndësishme është se MPB-ja ka zbuluar autorët e vrasjes makabre të 5 personave të pafajshëm në liqenin e Smillkovcës", tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme. Jankullovksa, duke mos dashur të jepte detaje për të mos dëmtuar vazhdimin e procesit hetimor, u shpreh shkurt se 'kur bëhet fjalë për terrorizëm, viktimat nuk kanë ndonjë lidhje me vrasësit'. Megjithatë,...