Surprise Me!

Gruevski: Dialogu paraqasës shkurton rrugën drejtë BE-së

2015-08-20 0 Dailymotion

Dialogu në nivel të lartë do të shkurtojë rrugën për anëtarësim të plotë në BE. Dialogu në nivel të lartë po rrjedhë mirë, po japim maksimumin nga na jonë që të shënojmë progres më të madh në më shumë fusha. Kështu ka deklaruar sot kryeministri Nikolla Gruevski, në prag të vizitës së nesërme të komisarit të lartë për zgjerim Shtefan Fyle.<br />"Nën ndërkohë po japim maksimumin që të shënojmë progres në më shumë fusha për të cilat po negociohet. Udhërrëfyesin që e përgatitëm dhe për të cilin u angazhuan një numër I madh I ekipeve përmban 150 pika. Ne edhe më herët I kemi bërë këto punë. Kjo nuk paraqet ndonjë risi në punën tonë", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.<br />Gruevski gjithashtu ka theksuar se dialogu paraqasës do të kontribuojë për të shkurtuar kohën e negociatave.<br />"Dialogu I lartë paraqasës nuk është ndërrim I negociatave, por në rast se kështu vazhdojmë ndërsa sigurisht që do të vazhdojmë atëherë benefitet do të vërehen në momentin që do t'i fillojmë negociatat, të cilat atëherë do të zgjasin shumë shkurtë. Një pjesë e madhe të punëve që do ët duhej t'i kryenim atëherë, po i kryejmë tani", u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.<br />Gruevski edhe njëherë ka ritheksuar se dialogu në nivel të lartë tashmë ka filluar për dy kapitujt më të rëndësishëm, 23 dhe 24 të cilët përfshijnë, mediat, gjyqësorin, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, procesin zgjedhor dhe çështjet ekonomike. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon