TIRANE- Qeveria shqiptare vendos rritjen e pagave dhe pensioneve në Shqipëri në fillimin e muajit korrik. Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e sotme te qeverisë edhe për te sulmuar tezat e kryesocialistit Rama për papunësinë e larte. "Të deklarosh një milionë të papunë në Shqipëri do të thotë të mos kesh as njohuri më elemtare për punësimin, as të njohësh numra. Duket sikur ka mbetur në stadin e ngjyrave, por kjo nuk është e vërtetë sepse këtë e përdor për propagandën e tij. Le të pyesë Beqen se sa janë pensionistë në Shqipëri", deklaroi kryeministri.
