Surprise Me!

Ferid Muradi, qytetar nderi i Çairit

2015-08-21 2 Dailymotion

Njëri nga dy nobelistët shqiptarë me prejardhje nga Maqedonia, Ferid Muradi u shpall qytetar nderi nga Komuna e Çairit. Kryetari i kësaj komune, Izet Mexhiti me këtë rast tha se doktor Muradi është një personalitet, i cili ka lënë gjurmë të rëndësishme në shkencë dhe që ai dhe e gjithë Komuna e Çairit ndjehen të nderuar që ai pranoi ftesën për t'i vizituar. 'I nderuar profesor, unë dhe kolegët e mijë e dimë fare mirë se pas asaj që ju e keni arritur në fushën tuaj profesionale duke u ngjitur pikërisht në majën e arritjeve bashkëkohore-shkencore, zgjedhja për qytetar nderi nga një komunë e vogël si kjo e jona është diçka e vogël por nderi që ju na bëni me këtë është i madh sa nuk mund të peshohet me asnjë arritje tjetër tonën në këtë komunë. Ky mund të jetë nder i vogël për ju por është një nder e lavdi historie për ne, zaten në histori janë disa njerëz të mëdhenj pranë të cilëve të gjithë ndihemi të vegjël.", tha Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit. Ndërkohë, nobelisti Muradi tha se ndjehet krenar për shpalljen e tij qytetar nderi nga Komuna e Çairit dhe me këtë rast ai me të pranishmit ndau momentet se si nisi rrugëtimi i tij për t'u bërë shkencëtar. "U thash prindërve se çfarë planifikoj të bëj. Ata nuk më thanë asgjë, por unë dëshiroja që mos t'i zhgënjeja ata pasi kujtoja se ata po mendojnë që nëse unë e lë studimin e mjekësisë dhe nuk bëhem mjek, po e tradhtoja profesionin! Ndalova për një moment dhe mendova se si t'ua shpjegoja atyre këtë hap timin, dhe u thash nëse unë bëhem mjek ordiner, gjatë gjithë jetës sime do të mund t'ju ndihmojë ndoshta vetëm 2 ose 3 mijë njerëzve, por unë u thash atyre nëse unë bëhem profesor ose shkencëtar dhe të zbuloja diçka të rëndësishme, atëherë do t'u ndihmoja miliona njerëzve anembanë globit dhe kjo është emocionuese", tha Ferid Muradi, novelist. Nobelisti Ferid Muradi fitoi çmimin "Nobel" për mjekësi në vitin 1998 bashkë me dy shkencëtarë të tjerë. Doktor Muradi aktualisht ligjëron në Universitetin 'Xhorxh Uashington' dhe njëherësh është udhëheqës i laboratorit të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare në këtë universitet. Ai gjatë karrierës së tij, ka ligjëruar edhe në disa nga universitetet më të njohura amerikane dhe ka bërë hulumtime shkencore në disa nga qendrat më inovative amerikane. Rikujtojmë se krahas Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereza, Ferid Muradi është personi i dytë me prejardhje shqiptare që ka fituar këtë çmim prestigjioz. Valmir Kuçi

Buy Now on CodeCanyon