Surprise Me!

'Shtipi', përplas Cërvenkovskin dhe Gruevskin

2015-08-21 0 Dailymotion

'Maqedonia lindore po zbrazet', kështu u shpreh sot lideri i LSDM-s opozitare Branko Cërvenkovski në Shtip, ku po zhvillon aktivitetet e partisë së tij rreth prezantimit të kandidatit të tyre për kryetarë të kësaj komune. Sipas Cërvenkovskit mungesa e infrastrukturës pamundëson zhvillimin ekonomik të Maqedonisë lindore, gjë që sipas tij ngulfat edhe investimet si të brendshme po ashtu edhe të jashtme.<br />"Sot jetohet rëndë në gjithë Maqedoninë. Gjendja është vërtet katastrofale. Megjithatë, në Maqedoninë lindore mendoj se jetohet më vështirë se kurdoherë. Papunësia këtu është më e madhe, varfëria më e madhe, investime nuk ka , vende të reja punë nuk ka, perspektivë për të rinjtë nuk ka. Ata po shpërngulen, po i braktisin qytetet e tyre të lindjes, nataliteti po shënon rënie. Me një fjalë Maqedonia lindore po zbrazet", deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.<br />Lideri opozitarë përveç kritikave ka ofruar edhe zgjidhje. Sipas tij kjo situatë mund të tejkalohet me ndërtimin e një infrastrukture moderne sepse pa të nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, nuk mund të ketë investime, qofshin të vendit apo nga jashtë. Megjithatë me konstatimet e liderit opozitarë nuk pajtohet kryeministri aktual dhe njëherit kryetar i VMRO-DPMME-së, i cili numëroi hapjen e zonës së lirë ekonomike dhe universitetin shtetëror po në këtë qytet.<br />"Shtip është qytet i cili në kohën e Branko Cërvenkovskit ishte i lënë shkret me tranzicionin dhe me mbylljen e qindra fabrikave të tekstilit dhe me mijëra njerëz të mbetur pa punë. JO vetëm që u mbyllën shumë fabrika të tekstilit në kohën kur ai ishte kryeministër, por LSDM-ja ashpër kundërshtoi edhe hapjen e Universitetit në Shtip. Ndërsa ky universitet gjallëroi këtë qytet ngase solli mijëra të rinj nga Maqedonia lindore" , tha Nikolla Gruevski, kryeministër.<br />Sipas Gruevskit, VMRO-DPMNE-ja në Shtip ka hapur zonën e lirë ekonomike ndërsa investimi i parë në atë zonë është bërë nga Jonson Kontroll. Ndryshe përplasjet mes këtyre dy subjekteve më të mëdha politike paralajmërojnë një fushatë të ashpër zgjedhore, për zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në mars të 2013. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon