Surprise Me!

Parakalim i motoçiklistëve për 100 vjetorin e pavarësisë

2015-08-21 0 Dailymotion

Në kuadër të manifestimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, shoqata e motoçiklistëve të Bogovinës organizoi Moto-paradën, e cila filloi nga Kërcova dhe u mbyll në fshatin Kamjan. Qëllimi i këtij evenimenti ishte begatimi akoma më shumë i vitit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë.<br />"Të nderuar sportistë, të nderuar mysafirë nga Gostivari, Tetova, Kërcova, ju dëshiroj mirëseardhje të gjithëve, sporti është ai që na bashkon, prandaj edhe logoja e 100 vjetorit është shumë e fuqishme. Kërkoj nga ju që në këtë sport të kemi më shumë disipline, shkaku se është një sport i cili në shtetet europiane është shumë i moderuar, por të mundohemi edhe që gradualisht ta modernizojmë dhe të merremi me këtë sport', tha Bujar Misimi, kryetar i këshillit organizativ.<br />Këtë eveniment e përkrahu edhe kreu i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi i cili ka premtuar edhe disa aktivitete të tjera sportive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.<br />"Po organizohet Moto Parada e cila po mban vazhdën e manifestimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së kombit tonë dhe unë sot dola t'i përshëndes këta dhe njëkohësisht ju siguroj se do pasojmë me organizim e garave në sportin e futbollit shkaku se edhe ashtu jemi gati me përgatitjen e fushës së futbollit në Kamjan ku do kemi një manifestim më madhështor", u shpreh Hazbi Idrizi, kryetar i komunës së Bogovinës.<br />Parade e motoçiklistëve e filluar në Kërçovë përfundoi tek hapësira e gjuetarëve mbi fshatin Kamjan. Në fund, për motoçiklistët e dalluar u ndanë edhe mirënjohje. Bashkim Sulejmani

Buy Now on CodeCanyon