Surprise Me!

Australi, fundoset anija me 200 pasagjerë

2015-08-21 0 Dailymotion

Të paktën 75 persona humbën jetën ndërsa më shumë se njëqind të tjerë konsiderohen si të zhdukur pas mbytjes së një anije me 200 pasagjerë në bord në ujërat e Oqeanit Indian. Fatkeqësia ka ndodhur rreth 200 kilometra në veri të ishullit të Krishtlindjeve në Australi. Shërbimi i sigurimit detar njoftoi se anija kishte dërguar mesazhe për ndihmë rreth mesditës sipas kohës lokale, ndërsa supozohet që me anijen kishin udhëtuar klandestinë.<br />"Kemi informata se në anije nuk ka pasur jelekë të mjaftueshëm shpëtimi. Nga aviacioni morëm informata se në trupin e përmbysur të anijes gjenden 40 pasagjerë të mbijetuar. Por, ajo që na shqetëson është se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh", tha Karl O'Kalagan, komandant i policisë.<br />Për shpëtimin e të mbijetuarve është angazhuar aviacioni ushtarak dhe roja bregdetare e Australisë. Shpeshherë klandestinë nga vendet e Azisë juglindore me anije nisen drejtë ishujve të Krishtlindjeve duke tentuar të arrijnë në Australi. Dhjetorin e vitit të kaluar 200 persona humbën jetën kur një anije me klandestinë duke udhëtuar drejtë Australisë, u fundos në lindje të ishullit indonezian Java. Petar Bllazhevski

Buy Now on CodeCanyon