Arrin në 140 numri i personave që në ditë kërkojnë ndihmë e shpejtë mjekësore dhe I atyre që paraqiten institucionet e shëndetit për marrjen e ndihmës dhe thuajse 90 për qind e tyre këtë e bëjnë si pasojë e motit të nxehtë dhe mos-respektimit të rekomandimit të mjekësore. Kështu është shprehur kështu, njeriu i parë ndihmës së shpejtë në Tetovë, Gëzim Nuredini.<br /> "Sa iu përket thirrjeve ata që kanë nevojë më shpesh për intervenim janë personat me sëmundje të zemrës, personat me problem në sistemin respirator dhe kategoria tjetër është ajo e pacientëve me sëmundje reumatike. Janë edhe ata që nuk kanë asnjë problem por klima ndikon edhe tek ata veçanërisht ata që nuk i respektojnë rekomandimet e mjekëve. Kohëve të fundit është paraqitur edhe një lloj sëmundje tjetër, me personat që e keqpërdorin ujin e ftohtë dhe akullin dhe për çudi vijnë pacientë me skuqje të fytit që nuk është karakteristike në këtë sezon të vitit",tha Gëzim Nuredini, kryeshef i ndihmës së shpejtë.<br />Mjekët rekomandojnë që nga ora 11 deri në ora 17 assesi të mos dilet në diell, por edhe nëse është e domosdoshme atëherë me çdo kusht të përdoren kapelat, veshjet e holla dhe si dhe të konsumohen sa më tepër lëngje pa gaz dhe pa alkool.<br />"Duhet ti respektojnë rekomandimet e mjekëve barnat të merren me kohë, dhe kategoria tjetër e qytetarëve duhet ti respektojnë rekomandimet, nga 11 deri në 17 mos dalin në diell por nëse dalin ti bartin kapelat syzet tesha me ngjyra të çela dhe ushqimi sa më I lehtë", tha Gëzim Nuredini, kryeshef I ndihmës së shpejtë.<br />Ndryshe reparti i ndihmës së shpejtë i Tetovës ka vite që pret realizimin e projektit të Ministrisë së Shëndetësisë, që ka të bëj me formimin e pikave shtesë të ndihmës së shpejtë nëpër fshatrat e Tetovës meqë për shkak të shtimit të numrit të banorëve të Tetovës dhe rrethinës kapacitetet e tanishme e kanë të vështirë të realizojnë ndihmën e shpejt për banorët. Bashkim Sulejmani