Mbledhje urgjente e qeverisë turke me autoritetet ushtarake. Pasi armata siriane konfirmoi se është shkaktare e rrëzimit të aeroplanit ushtarak turk, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan e mblodhi kreun shtetëror. Reagoi edhe kreu i shtetit, Abdulla Gjul duke theksuar se Ankaraja do të ndërmarrë çdo gjë që është e nevojshme për t'u përgjigjur ndaj incidentit.<br />"Kjo tërësisht duhet të zbardhet. Pa dyshim se një gjë e këtillë nuk duhet të anashkalohet. Momentalisht përpiqemi të përcaktojmë vendin e saktë të rrëzimit të aeroplanit dhe më pas do i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme",tha Abdulla Gjul, president i Turqisë.<br />Paraprakisht, televizioni shtetëror sirian publikoi raportin e armatës siriane në të cilën thuhet se para se të shtihej drejtë aeroplanit, ai e ka shkelur hapësirën ajrore të Sirisë.<br />"Fluturakja e paidentifikuar u fut në hapësirën tonë ajrore. Aeroplani fluturonte ulët dhe me shpejtësi të madhe, forcat tona hapën zjarr kur ai u afrua rreth një kilometër afër bregut. Aeroplani u godit dhe ra në ujërat tonë territorial. Tek atëherë pamë se bëhet fjalë për aeroplan turk. Marina jonë së bashku me atë turke i kërkuan pilotët e zhdukur", kështu raportoi prezantuesja e lajmeve. <br />Armata turke nuk dha hollësi rreth misionit të aeroplanit të tyre. Piloti i armatës siriane që të enjten dezertoi në Liban, në deklaratë për mediumet perëndimore tha se ka informata se armata siriane e ka rrëzuar aeroplanin duke menduar se bëhet fjalë për aeroplan sirian dhe pilotë që duan të dezertojnë në Turqi. Ndonëse dje qeveria siriane kërkoi falje qeverisë turke, pritet që ky incident në mënyrë plotësuesi t'i acarojë marrëdhëniet mes Damaskut dhe Ankarasë e cila kërkon që presidenti Bashar Al Asad ta braktisë funksionin gjersa në vendin e tij ka kryengritje për përmbysjen e regjimit të tij. Petar Bllazhevski
