Kryeministri dhe ministrat e tij të pakënaqur nga pyetjet e deputeteve. Ndërkohë edhe këta të fundit posaçërisht të opozitës, u shprehën të pakënaqur nga përgjigjet e marra. Kjo si duket flet qartë se vetë deputetët me pyetjet e tyre, por edhe ministrat me përgjigjet ndaj pyetjeve të shtruara, kanë devalvuar institucionin 'pyetje deputetësh'. Deputeti i LSDM-se Andrej Petrov pyeti se pse i ndërrohet emri rrugës nga "Stiv Naumov" në "Filipi II". Pas një përgjigje disa minutëshe nga kryeministri Gruevski, ky i fundit theksoi se ka pritur që sot të diskutohej për çështje shumë më të rëndësishme.
"Më vjen keq që s'keni gjetur diçka më të mençur për të diskutuar sot. Sigurisht të nisur nga dëshira që me çdo çmim të na sulmoni, të na akuzoni, po tentoni të gjeni diçka me çka do të na sulmoni, por kjo nuk mban ujë", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
"Se a është diçka e mençur apo është budallallëk, nuk vendosni ju por vendosin qytetarët. Unë nuk e kam zakon të flas për gjithçka por e flas atë që e mendoj", u shpreh Andrej Petrov, LSDM.
Ndërkohë derisa deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, i parashtronte pyetje ministres së Brendshme Gordana Jankulovskës, vetë kryeministri Gruevski nuk dëgjonte fare atë por bisedonte me koordinatoren e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Sillvana Boneva. Fazliu pyeti Jankullovskën se pse policia përdor kute të dyfishta- ndryshe sillet me shqiptarët e ndryshe me të tjerët.
"Ja bëhen gati dy muaj nga aksioni dhe opinionit ende nuk i keni ofruar asnjë dëshmi, asnjë fakt se ata që u burgosën gjatë aksionit monsntër kanë lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë. Nga mospasja e fakteve tjera që të mbuloni turpin në mënyrë eksprese dënuat vetëm për një orë sa zgjati procesi gjyqësor ndaj Ibraim sejdinit i burgosur gjatë aksionit mostër e d ënuat me 6 vjetë burg dhe atë për veprën armëmbajtje pa leje, jo për terrorizëm dhe jo për vrasje. E këtu vjen në shprehje ajo që ne çdoherë e themi për zbatimin selektiv të drejtësisë dhe zbatimin selektiv të ligjeve", deklaroi Bekim Fazliu, deputet I PDSH-së.
"Ju jeni në linjë të njëjtë me LSDM-së dhe është plotësisht real dhe shumë shpejtë i pritur koalicioni formal mes dy partive tuaj. Dëshmitë për çdo rast i kemi prezantuar fillimisht para prokurorit, a pastaj prokurori do t'i prezantojë para organeve gjyqësore adekuate. Se drejtësia duhet të prezantohen në rrugë dhe të shqiptohet në rrugë është temë e juaj e përbashkët dhe besoj do të jetë edhe platformë e juaja e përbashkët", tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.
Ndërkohë që pyetjet e deputetëve ndonëse me rregulloren për punën e kuvendit janë paraparë të mbahen çdo të enjte në fund të muajit, por edhe kësaj radhe për shkak të obligimeve të kryeministrit Gruevski në ditët në vijim, e njëjta u mbajt tre ditë më herët. Bedri Rexhallari