Surprise Me!

USHT premton, diploma javën e ardhshme!

2015-08-21 4 Dailymotion

Me çështjen e mosdhënies së diplomave në Universitetin Shtetëror të Tetovës sot është marrë edhe numri dy i Arsimit, Safet Neziri. Autoritetet e USHT-së i kanë deklaruar se arsyeja e mosdhënies së diplomave qëndron në mos-standardizimin e tyre dhe se të njëjtat, nga java e ardhshme do të fillojnë të jepen, dhe jo siç deklaruan për televizionin Alsat M, se diplomat jepen dhe se ky problem nuk ekziston në USHT.<br />"Sipas sqarimeve të tyre, është bërë ajo pjesa teknike organizative siç është pjesa e standardizimit të formularëve të diplomave, pamja, forma, përmbajtja, dizajni e kështu me radhë. Dhe informatat e fundit që I mora nga autoritetet e USHT-së, ata më premtuan se javën e ardhshme do jenë gati dhe do tu shpërndahen diplomat të gjithë studentëve që brenda kësaj periudhe nuk kanë arritur në kohë ti marrin diplomat", deklaroi Safet Neziri, zv/ ministër i arsimit.<br />Por kjo deklaratë e Nezirit, dëshmon qartë të kundërtën e asaj që pati thënë zëdhënësi i USHT-së, Sulejman Sulejmani. Ai para një jave në një deklaratë për Alsat M, pas ankesës së një prindi se djali i tij nuk mund t'i vazhdojë studimet pasuniversitare për shkak se nuk posedon diplomë, u shpreh se diplomat merren pa kurrfarë vonese. <br />"E para punës, kjo nuk ndodh. Procedurat për të marrë diplomë në USHT, zgjasin aq sa e parasheh ligji për arsim të lartë në Maqedoni. Mua më vjen keq për rastin në fjalë por nëse vlerëson se ka ankesa ka shkelje siç e vlerëson ai le të paraqitet në hapësirat e USHT-së, dhe problem mbyllet sa hap e mbyll sytë", deklaroi kohë më parë Selam Sulejmani, zëdhënës i USHT-së.<br />Nga ana tjetër, derisa nga USHT i premtojnë zv/ministrit të Arsimit se po përgatisin diplomat, personat të cilët me vite e kanë këtë hall,çështjen e tyre e kanë shtruar edhe para ndërkombëtarëve dhe institucioneve relevante në vend. Jakup Kamberi, i diplomuar para dy vitesh në këtë institucion, i është drejtuar sot ambasadave të huaja në vend, Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit, për ta ndihmuar në marrjen e diplomës. Bashkim Sulejmani

Buy Now on CodeCanyon