Kreu i parlamentit është vendosur në funksion të VMRO-DPMNE-së dhe jo të të gjithë deputetëve. Kështu akuzoi LSDM-ja numrin një të institucionit ligjvënës,Trajko Veljanoskin, i cili ditë më parë kishte deklaruar se opozita me propozimin e një sërë ligjesh po shpenzon shumë kohë, shumë para dhe në një farë forme bllokon punën e parlamentit. <br />"Në vend që ta përshëndes iniciativën e opozitës për një garë politike në ide, si duket Veljanoski i ka ngatërruar shpejtësitë dhe me brifingjet e këtilla në mënyrë plotësuese ka betonuar përshtypjen se pushteti aktual është jo-demokratik dhe se ai personalisht nuk ka as kapacitet e as vullnet që të jetë i pari mes të barabartëve. VMRO DPMNE dhe Trajko Velanoski nuk durojnë mendim ndryshe dhe shumë më tepër dëshirojnë sistem njëpartiak ku do të sundoj diktatura e VMRO-DPMNE-së ", tha Igor Ivanovski, koordinator i LSDM-së.<br />Ivanovski njëherit deklaroi se grupi parametra i LSDM-së edhe më tej do të vazhdoj të bojkotoj koordinimet me Veljanovskin nga shkaku se sipas tij Velanoski vazhdon të jetë një ushtar partiak.<br />"Mos pjesëmarrja në koordinime është raport vetëm ndaj kryetarit të Kuvendit Velanoski, i cili zgjodhi të jetë ushtar partiak i VMRO-DPMNE-së dhe jo kryetari institucionit më të rëndësishëm në shtet, i cili jo vetëm që miraton ligje por edhe e kontrollon Qeverinë të cilën ne e zgjedhim si institucion", u shpreh Igor Ivanovski, koordinator i LSDM-së.<br />Ivanovski shprehu indinjatën rreth asaj se përkundur numrit të madh të ligjeve dhe amendamenteve të propozuara nga opozita, deputetet e mazhorancës nuk e kanë parë të udhës të mbështesin ndonjë nga ligjet që vijnë si propozim i opozitës. Bedri Rexhallari
