Surprise Me!

Cërvenkovski i gatshëm të bisedoj me Thaçin

2015-08-21 1 Dailymotion

Lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM-së Branko Cërvenkovski ka theksuar se dera e frontit opozitarë është e hapur për të gjithë ata që janë të interesuar t'i bashkëngjiten këtij fronti i cili ka për qëllim të rrëzoj pushtetin aktual. Por gjithnjë duke theksuar se koalicion me të gjithë, por pa kushtëzime dhe pa nënçmime. Në këtë drejtim Cërvenkocvski nuk bën dallim nëse partitë opozitare i takojnë bllokut politik maqedonas apo atij shqiptarë. Sa i përket këtij të fundit ai as nuk mohoi por as pohoi takimin me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi.<br />"Marrëveshje konkrete nuk ka, nuk kishte as bisedime deri më tani megjithatë pres në periudhën e ardhshme të hapen bisedime të tilla. Ju e dini qëndrimin e LSDM-së, ne mbesim të hapur për bashkëpunim me partitë politike shqiptare opozitare. Në cilin nivel të bashkëpunimit do të arrihet varet nga bisedimet. Parimi ynë është se ne askënd nuk kushtëzojmë, askënd nuk nënçmojmë e as që pranojmë nënçmime dhe kushtëzime", deklaroi Branko Crvenkovski lider I LSDM.<br />Cërvenkovski shprehet optimistë se deri në muajin mars kur edhe duhet të mbahen zgjedhjet lokale do të forcohet fronti opozitar dhe të njëjtit do t'i bashkëngjiten krahas 15 partive aktuale politike edhe shumë të tjera.<br />"Ne, flas për LSDM dëshirojmë që të arrihet një marrëveshje e tillë sa më parë, nuk duhet të presim deri në mitingun në Shkup. Në momentin kur do të rrumbullaksohen të gjitha bisedimet, kur do të jemi të gatshëm dëshirojmë ta publikojmë atë. Kuptohet nuk është vonë ajo të ndodh edhe në miting ose pas mitingut. Të mos harrojmë zgjedhjet lokale janë në mars vitin e ardhshëm", tha Branko Crvenkovski, kryetar I LSDM-së.<br />Këto Komente Cërvenkovski i bëri në Kriva Pallankë ku promovoi kandidatin për kryetar të këtij qyteti nga radhët e LSDM-së, Goran Malldenovski. Gjatë qëndrimit të tij në Pallankë Cërvenkovski përkujtoi në disa projekte siç u shpreh ai madhore që janë filluar në kohën kur ai dhe partia e tij kanë qenë në pushtet dhe se aktualisht janë lënë pas dore nga qeveria aktuale. Bëhet fjalë për linjën hekurudhore që lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe gazifikimin. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon