Shoqata fetare 'Islami dhe Shkenca', ka hapur sot ekspozitën me punime artizanale të punuara nga vetë nxënëset e kësaj shoqate. Fjongo, jorganë, fustane dhe mbulesa tjera të ndryshme, ishin pjesë e këtij prezantimi kulturorë, nga kjo shoqatë, gjëra këto të cilat mund edhe të blihen nga vizitorët.<br /> "Përgatitja ka zgjatur katër muaj ka pasur dy grupe nga 25 nxënës nga ku duket se aftësia e nxënësve është shumë e mirë sepse kanë bërë punime elegante siç i shihni edhe vet. Disa punime shiten disa jo, varet nga dëshira e nxënëseve kush do i shet dhe kush do nuk i shet", u shpreh Shadije Selimi, trajnuese e nxënësve.<br /> Shoqata 'Islami dhe Shkenca' ekziston që prej 13 vitesh ndërsa qëllimi I saj është edukimi I vajzave të reja dhe dhënia e zanateve të ndryshme me qëllim të pavarësimit të tyre.<br /> "Ka 13 vite që kjo shoqatë është aktive, nga dy Maji i vitit 1999, dhe gjatë tërë kohës, ashtu siç edhe e ka emrin shoqatë edukativo arsimore, në aspektin fetar dhe shkencorë pra Islami dhe Shkenca këtë dhe e ka synim. Qëllimi I shoqatës sipas edhe vet titullit është që të bëhet një punë sa më e madhe në rrafshin e edukimit të femrave në këto treva si në aspektin fetar po ashtu edhe në atë shkencorë", tha Miradije Ajeti Zaimi, koordinatore e shoqatës<br />Ekspozita do jetë e hapur dy ditë për të gjithë vizitorët, ndërsa të interesuarit përveç që mund të blejnë punime artizanale të njëjtat mund edhe t'i porosisin në format që ata duan. Bashkim Sulejmani