Debat i ashpër mes mazhorancës dhe opozitës rreth projektit 'Shkupi 2014'. Për opozitën projekti është anti kushtetues dhe anti ligjorë, projekt që ndanë në baza etnike dhe religjioze, projekt që shërben për larjen e parave dhe koston e të cilit e paguajnë qytetarët e Maqedonisë. Debati shkoi aq larg saqë veprimet e kryeministrit Grruevski rreth këtij projekti u krahasuan me ato të Hitlerit.
"Projekt i cili na ndanë në baza etnike, na përçanë në baza fetare, projekt i cili thellon hendekun mes familjes së pasur dhe qytetarëve të tjerë mizorë të Maqedonisë. Shkupi 2014 është i paramenduar për të vjedhur popullin maqedonas.... Projekti 2014 është bërë sipas metodave ët Hitlerit, për shkatërrimin e popullit maqedonas dhe shtetësisë maqedonase", deklaroi Jani Makraduli, LSDM
"Projekti Shkupi 2014, më së paku është projekt ku ndërtohen përmendore. Projekti Shkupi 2014 më së shumti është projekt përmes të cilit ngriten ndërtesa për institucionet shtetërore. 60 vjet në Maqedoni institucionet paguajnë qera dhe janë qiraxhi në shtetin tyre", tha Ilija Dimovski, VMRO, DPMNE.
Ndërkohe opozita shqiptare 'Shkupin 2014' e cilësoi si projekt antishqiptar që rrezikon edhe stabilitetin e vendit.
"Gjithashtu është projekt monoetnik, monofetar, projekt që nuk përkon me realitetin në Maqedoni, gjithashtu është edhe projekt antishqiptarë që me këtë e bën projekt të rrezikshëm për stabilitetin e Maqedonisë, për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike. Për dallim nga ju unë mendoj që fajtorë kryesorë që realizohet ky projekt është BDI. Me vetë faktin që sot asnjë prej tyre nuk ka marrë fjalë që të debatoj për këtë projekt shihet qartë se ata janë fajtorët kryesorë e realizimit të këtij projekti...Ndërsa për shqiptarët nuk është investuar asnjë projekt, gjitha projektet e shqiptarëve kanë fatin si hapja e pikës kufitare Llojan-Miratovc", u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.
"Zoti Bekim Fazliu kur thoni se BDI-ja janë pjesë e këtij projekti pajtohem, supozoj se përskaj dy vendeve të punës kanë marrë edhe ca të holla dhe me këtë mbeten të kënaqur. Për mua është e qartë se pse BDI-ja nuk ka marrë fjalën për këtë pikë sepse para një viti kur bisedonim për këtë temë na vërtetuan se për një javë do të vendosen dy përmendore të krijuesve shqiptarë në shesh. Unë në mëngjes kur erdha ve kontrollova rastësisht të mos bëj gabim nuk pash një krijues të tillë. Nuk besoj se ja nga këto katër engjëjt, ndonjëri të jetë krijues shqiptarë", theksoi Jani Makraduli, LSDM.
Për RDK-në sipas deputeti Izet zefiri, 'Shkupi 2014', është varri i financave të RM-së.
"Në aspektin ekonomik ne sot kemi përmendore të mëdha dhe firma të vogla, në aspektin vizual ne kemi sot syrin plot e barkun bosh sepse mbi 250 milion euro janë shpenzuar në këtë projekt të Shkupit 2014. Ajo që është më anakronike është raporti ku për Shkupin 2014 harxhohen mbi 250 milion euro ndërsa për projektin tjetër qendra e Skënderbeut vetëm 500 mijë euro, edhe ato vetëm 18 për qind e parave honorarëve që ka marrë Valentina Stef...