Plumba gome, gaslotsjellës, të plagosur dhe të arrestuar. Këto janë pamjet më të reja nga rrugët e Spanjës ku qindra mijëra njerëz dolën të protestojnë në 80 qytete kundër masave të fundit qeveritare të kursimit. Protestuesit u mblodhën në sheshin kryesor të Madridit, "Puerta del sol" dhe para Parlamentit, ku policia kishte vendosur forcat e veta dhe barrikada si masë e kujdesit në rast të dhunës. Megjithatë, dhuna ndodhi kurse 26 persona u lënduan vetëm në përleshjet në Madrid. Përleshjet filluan para Parlamentit pasi grupi protestues u përpoq të kaloj barrikadën e policisë.<br />Janë arrestuar gjashtë protestues. Në mesin e të lënduarve është edhe një polic. Protesta masive gjithashtu kishte edhe në Barcelonë dhe Bilbao. Partia Popullore në pushtet në Parlament miratoi masa që nënkuptojnë rritjen e tatimeve dhe shkurtimin e rrogave. Spanja po përjeton recesionin e dytë në tre vitet e fundit dhe ekziston rreziku që të bie në gjendje që të ketë nevojë për shpëtim, ngjashëm si Greqia, Irlanda dhe Portugalia, por se pasojat në Spanjë do të ishin më të rënda pasi ky është vend është një prej ekonomive më të mëdha evropiane. Ivan Bllazhevski