Lideri i opozitës Branko Cërvenkovski paralajmëron zgjerimin e fronit opozitare kundër politikave katastrofale të Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Cërvenkovski nga Negotinë theksoi se qëllimi i opozitës së bashkuar në të ardhmen është frontit opozitar ti bashkangjiten edhe organizatat joqeveritare si një garanci për rrëzimin e këtij pushteti dhe hapjen e perspektivave të reja për Maqedoninë. Kreu i LSDM-së këto komente i bëri duke u përgjigjurr në pyetjen rreth vendosjes së bashkëpunimit me PDSH-në dhe kritikave që pati nga ana e partive në pushtet.
"Nikolla Gruevski në një gjë pati sukses. Arriti të bashkojë gjithë popullin dhe Maqedoninë kundër tij. Kundër polotikave katastrofale që po i zbaton bashkë me pasojat negative që dalin nga këto politika. Qëllimi jonë i ardhshëm është që këtij fronti politik ti bashkangjiten organizatat joqeveritare, persona individual me qëllim që kjo të shndërohet në front opozitar. Kjo është garanci për rrëzimin e këtij pushteti dhe ndryshimin e politikave të saja si dhe hapjen e perspektivave të reja në vendin tonë", deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Cërvenkovski nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit edhe me partitë tjera shqiptare, përfshirë edhe Rilindjen Demokratike Kombëtare të
Rufi Osmanit.
"Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me partitë tjera opozitare shqiptare dhe me gjithë të tjerët. Me të gjithë ata që në këtë situatë duan të ndihmojnë dhe duan të kontribuojnë në arritjen e qëllimit të përbashkët", tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Duke komentuar situatën me partinë e Lube Boshkovskit që njoftoi shkrirjen në VMRO-DPMNE, Cërvenkovski u shpreh se Gruevski i frikësuar po e përdor metodën e njejtë si në rastin e Marjan Dodovskit dhe disa të tjera të cilët i bleu me para. Nevzat Mamuti