'Një vit në pushtet por pa pushtet'. Kështu e ka karakterizuar PDSH-ja, 1 vit qeverisjeje të BDI-së e cila sipas tyre u ka sjellë shqiptarëve vetëm varfëri, arrestime dhe ligje të cunguara. Imer Aliu ka akuzuar më tej kreun e BDI-së Ahmetin, se iu dashka edhe një mandat për të zgjidhur çështjen e gjuhës shqipe apo të flamurit. Në qendër të akuzave ishte operacioni policor Monstrum, për të cilin ende nuk ka një lidhje të të dënuarve me vrasjen e pesëfishtë të Smillkovcit.<br />"Qeveria inskenoi aksionin famëkeq policor të quajtur 'monstër', që e keqja të mos ngel me kaq, këta të arrestuar u shpallën fajtor për radikalizëm islamik dhe terrorizëm në të njëjtën ditë nga ana e Jankullovskës dhe zëvendësit Xhelal Bajrami. Sot tre muaj pas aksionit, opinionit nuk i është prezantuar asnjë fakt që lidhet me terrorizëm apo radikalizëm islamik. Nga viti 2008 Ali Ahmeti tha se gjuha shqipe u bë gjuhë zyrtare dhe pas katër viteve shqiptarëve iu desh të dëgjojnë se si i njëjti Ali Ahmeti, 3 vite para përfundimit të mandatit kërkoi edhe një mandate që ta zgjidh këtë çështje. Këtë vit pamë se si rrihen nxënësit shqiptarë në autobus dhe shkolla, dhe askush nuk u dënua për këtë, pamë se si tifoz maqedonas të financuar nga qeveria ulërinin parulla antishqiptare nëpër ndeshje sportive", tha Imer Aliu, deputet i PDSH-së.<br />PDSH theksoi se viti i qeverisjes së BDI-së u karakterizua edhe me rrahjet e nxënësve shqiptarë, investime vetëm në pjesët e banuara me maqedonas, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të mbeten të përbuzur, pa shërbimet elementare për jetën.<br />"Shqiptarët dhe vendbanimet shqiptare po përballen me mungesa elementare si uji për pije, rrugë, shkolla, spitale, kurse maqedonasit investojnë qindra miliona euro në ngritjen e kultit të historisë dhe identitetit kontestues. Pamë se si nga buxheti u ndanë 5000 euro për 100 vjetorin e shtetit shqiptar që më pas iu shndërruan në zero denarë, e në anën tjetër pamë se si u ndanë 50 000 euro për sfeti Savën, pamë se si flamuri shqiptar në mënyrë nënçmuese me ligj duhet të jetë 3 herë më i vogël se ai maqedonas", u shpreh Imer Aliu, deputet I PDSH-së.<br />Imer Aliu i PDSH-së akuzoi në fund se BDI-ja, në këtë vit qeverisjeje, i ka çuar shqiptarët si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga ai i të drejtave, 20 vite mbrapa. Bashkim Sulejmani