Surprise Me!

Vazhdojnë përplasjet BDI-PDSH

2015-08-21 0 Dailymotion

BDI dhe PDSH vazhduan sot episodin e dytë të telenovelës me Elenovskin, dhe shqipen që ai foli në Komisionin për Politikë të Jashtme, teksa prezantoi kandidaturën për ambasador në Belgjikë. Sipas BDI-së, një gjë e tillë paraqet meritë. Ata reaguan se PDSH-ja shfaq shenja inferioriteti, dhe vetëm kjo e arsyeton gjuhën e ulët që përdor në komunikim.<br />"Të gjitha që PDSH-ja i përmend në kundërsulmin e ulët, janë produkt i inferioritetit dhe servilitetit të tyre që ne e çrrënjosëm nëpërmjet imponimit të vullnetit të shqiptarëve dhe shpalljes së pavlefshme të gjithë projektet mono-etnike ose nëpërmjet ndërprerjes së plotë të tyre dhe dhënies së karakterit multi-etnik. Por, për fat të keq, humbja e jetës nuk mund të përmirësohet e as të kthehet. Këtë, pikërisht e bëri kasaphana sepse me keqardhje të thellë përkujtojmë se kasaphana e vitit 2008 la një var dhe disa të plagosur..."Deputet e Partisë Demokratike Shqiptare folën shqip, dhe morrën përgjigje nga ambasaadori I ri në gjuhën shqipe ne parlament sepse këtë jua mundësoi Bashkimi Demokratik për Integrim", deklaroi Bujar Osmani, BDI.<br />Nga BDI iu kundërpërgjigjën sërish idesë së Thaçit, elaboruar këto ditë mbi ndryshime të mu8ndshme kushtetuese që fituesit nga të dy blloqet, të bëjnë qeverinë. Nga BDI-ja theksuan se janë për bashkëpunim ndëretnik, nëse ai nuk cenon parimin e dyfishtë.<br />"Ne jemi për bashkëpunime ndëretnike të formave të ndryshme por asnjë mënyrë bashkëpunimi nuk do të lejojmë që të prishë parimin e legjitimitetit të dyfishtë i cili është krijuar dhe imponuar pas vitit 2001. Çdo qeveri e ardhshme do të përfaqësohet nga dy parti të cilat do të fitojnë legjitimitet te populli i vet", u shpreh Bujar Osmani, BDI.<br />Akuzat e ndërsjella mes partive shqiptare BDI-PDSH u tensionuan pas prezantimit të punës një vjeçare të qeveris. Gjyltene Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon