Surprise Me!

Qeveria, aksion për parandalimin e zjarreve

2015-08-21 6 Dailymotion

Masa të shtuara sigurie, ndalesa dhe sanksione janë ndërmarrë në të gjitha pikat kritike të vendit ku mund të paraqiten zjarre. Masat e reja u bënë të ditura sot nga qeveria.<br />"Për shkak të fluksit të njerëzve, do të përforcohen kontrollet nëpër të gjitha pikat kritike. Policia pyjore do të veprojë dhe do të angazhohet maksimalisht deri në kapacitetin e fundit. Situata do të ndiqet edhe me mjete fluturuese. Në kuadër të aksionit për parandalimin e zjarreve do të përfshihet edhe MPB-ja", deklaroi Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.<br />Gjorgjiev gjithashtu informoi se në gjithë vendin vazhdojnë të jenë aktive 3 zjarre, në Jasen, Radushë dhe Çashkë kurse për momentin nuk ka rrezik në kryeqytet dhe vendbanime të tjera.<br />"Këshilli koordinues kryen hetime në terren çdo ditë, dhe në bazë të tyre janë zbuluar 3 arsye kryesore për paraqitjen e zjarreve...së pari është faktori njëri, i cili i vë flakën shkurreve dhe kullotave. Së dyti, një pjesë e zjarreve shkaktohen gjatë prerjes së paligjshme të pyjeve, dhe së treti, zjarre shkaktohen në interes të biznesit, që pas tyre të mblidhen kërpudha të llojit 'Smërça' e cila në treg ka çmim të lartë", tha Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.<br />Nga Qeveria theksuan se ndalesa në pyje do të vazhdojë për të gjithë qytetarët, por përjashtim bëjnë vetëm vizitat e turistëve të prenotuara më herët, të cilët shoqërohen nga persona të autorizuar të ndërmarrjes pyjore. Valmir Kuçi

Buy Now on CodeCanyon