Surprise Me!

VMRO nuk përjashton mundësinë e bisedimeve me BDI-në rreth ligjit për 'Branitellat'

2015-08-21 1 Dailymotion

VMRO-DPMNE paralajmëron mundësinë e bisedimeve me BDI-në rreth propozim ligjit për forcat maqedonase të sigurimit që ndryshe njihet si ligji i 'branitellave'. Por, Ilija Dimovski nga partia e Gruevskit vazhdonë të mbron qëndrimin se ligji është pozitiv dhe si i tillë edhe duhet të miratohet ndërsa mohon pretendimet për gjoja bllokimin e ligjit nga ana e BDI-së, e cila po shfrytëzon të gjitha mundësitë për parandalimin e miratimit të këtij ligji, i cili sipas partisë së Ahmetit është ligj mono-etnik dhe si i tillë venë në pikëpyetje funksionimin e mëtejmë të kësaj qeverie.<br />"Dallimet që ekzistojnë rreth disa çështjeve politike janë akoma aktuale, do të shohim që përmes bisedimeve, kontaktet ekzistojnë do të shohim në periudhën e ardhshme se si do të zhvillohen punët. Miratimi i ligjit nuk është i bllokuar, ata po shfrytëzojnë të drejtat e mundësuara me rregullore gjatë debatit, derisa ne mbajmë qëndrimin se ai ligj është pozitiv dhe se parlamenti maqedonas duhet ta miratoj", tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.<br />Megjithatë edhe përkundër kësaj nga VMRO-DPMNE mohojnë krizën qeveritare dhe shprehen se të gjitha institucionet funksionojnë dhe se kontaktet me partnerët e koalicionet janë normale dhe të pashmangshme pasi siç shprehen punojnë në institucione dhe zyra të njëjta.<br />"Ne çdo ditë shihemi me kolegët, në punë bisedojmë për çështje të ndryshme, do të thotë bashkë punojmë në të njëjtat institucione, në të njëjtat zyra", u shpreh Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.<br />Në këtë drejtim ishte sot edhe përurimi i rrugës Samoillova ku u paraqitën zyrtarë të lartë të VMRO-s me në krye Nikolla Gruevskin por edhe ato të BDI-së, si nënkryetari i partisë dhe njëherit kryetar i Komunës së Çairit Izet Mexhiti. Gjatë përurimit të kësaj rruge e cila shpie drejtë Ambasadës së SHBA-ve ishte prezent edhe ambasadori amerikan Pol Uollers. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon