Surprise Me!

Thaçi: 'Qeveria dëmton popullin shqiptarë'

2015-08-21 0 Dailymotion

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci, ka akuzuar mbrëmë qeverinë se popullin shqiptarë e ka dëmtuar shumë në të gjitha aspektet e sidomos në aspektin ekonomik. Për t'u përmirësuar kjo gjendje, Thaçi ka thënë se nevojitet një politikë e fortë shqiptare. Kreu i PDSH-së këto komente i bëri mbrëmë në Gostivar gjatë promovimit të Miat Sadikut si kandidat për kryetar komune nga radhët e PDSH-së për qytetin e Gostivarit. Përndryshe me promovimin e mbrëmshëm të kandidatin për Komunën e Gostivarit, deri më tani PDSH-ja ka promovuar gjithsej 6 kandidatë.<br />"Realisht jemi në një gjendje shumë të vështirë, padyshim se qytetarët tonë shqiptarë duhet kuptuar se përveç shkeljeve të të gjitha të drejtave që na i bëjnë maqedonasit ata na kanë dëmtuar shumë edhe në aspektin ekonomik, dhe populli jonë është në një gjendje shumë të mjerueshme. Andaj, duhet të bashkohen të gjithë dhe ti bindim se pa politikë të fortë të gjitha janë të kota. Mirë është që të gjithë për një fakt parësorë dhe thelbësorë u bindëm se kjo parti është shumë e fortë dhe ata që tentojnë ta shkatërrojnë e kanë shumë gabim", d deklaroi Menduh Thaci, kryetar i PDSH-së. Alsat-M

Buy Now on CodeCanyon