Punimet e komisionit për punë dhe politikë sociale ku po debatohet mbi nevojën e miratimit të propozim/ligjit të branitellave, sot vazhduan me debat të ashpër mes PDSH-së dhe VMRO DPMNE-së. Sikurse dy ditë më parë deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi, akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski, këtë radhë si shovinist i cili instalon diktaturë në Maqedoni.
"Sikur ky kryeministër që deri më tani ja ka arritur me idetë e tija shoviniste që të instalojë në opinion në vend të vlerave jo vlera, në vend të ligjeve të instalojë anarkinë, në vend të mirëqenies të instalohet dhunë, jo perspektivë, stagnim të proceseve integruese, në vend të demokracisë të instalojë diktaturë. Ai, është duke luajtur shumë keq me kartën nacionale, është duke nxit thellë urrejtjen ndëretnike, atëherë mos të bëhemi pjesë edhe ne si deputetë, si Kuvend, si komision, që kemi marrë përsipër t'i trajtojmë këto çështje", u shpreh Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.
Ndaj fjalimit të deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimi, reagoi propozuesi i ligjit të branitellave, deputeti i VMRO DPMNE-së Vele Georgievski.
"Vërejtje për ju zonja kryetare. Zotëri deputeti Orhan tha gjithçka, vlerësoj si njeri e si deputet është e pa tolerueshme nga ana juaj që ju mos ta ndërpritni në fjalim, ai të thotë se kryeministri është fashist. Duhej t'ia merrni të drejtën e fjalës", tha Vele Georgievski, propozues i ligjit të branitellave.
Edhe pse kryetarja e komisionit Cvetanka Ivanova dha një orë pauzë, zënka verbale mes Ibrahimit dhe Georgievskit vazhdoi në hollin e Kuvendit. Ibrahimi përsëri me qëndrim se kryeministri Gruevski është fashist dhe ligji i propozuar është racist.
Orhani: "Kjo është bindja ime se kryeministri është fashist".
Vele: "Dje thatë të njëjtën. Sot e përsëritët prapë".
Orhani: "Në seancë plenare përsëri kam për ta thënë se kryeministri është fashist dhe prapë do ta them këtë".
Vele: "Është më njerëzore dhe më shoqërore, nga ana ime të them se kjo çon në diçka tjetër, në tjetër rrugë".
Orhani: "Në cilën rrugë? Kush është propozuesi i ligjit, ju apo ne?
Vele: "Para dy ditësh akuzuat njësoj".
Orhani: "Do ta them përsëri, të njëjtën".
Vele: "Tregoni edhe një herë, ju lutem, çfarë thatë?
Orhani: "Përsëris, ky ligj nuk kalon".
Vele: "Unë ju them se ky ligj do të kalojë".
Orhani: "Unë them se ky ligj nuk kalon. Nuk është mirë që të kalojë ky ligj racist".
Vele: "Nuk është e vërtetë se është ligj racist".
Komisioni për punë dhe politikë sociale vazhdoi punimet e tij me diskutimin e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi, i cili gjithashtu disa herë adresoi vërejtje tek kryesuesja e komisionit për shkak të përplasjes së orarit të punimeve të komisionit dhe seancës plenare. Shkëlzen Aqifi