Surprise Me!

Subvencione të palogjikshme në bujqësi

2015-08-21 0 Dailymotion

Qeveria i detyron bujqit që t'i zmadhojnë arat e tyre, kurse nga ana tjetër edhe më tej me Ligj parashikon më shumë mjete nga buxheti për subvencione të marrin bujqit e vegjël e jo të mëdhenjtë. Ndonëse sot u ri-promovua për nuk dihet për të satën herë ideja për prona më të mëdha, ministri i bujqësisë Lupço Dimovski shpjegoi se e tërë strategjia për bujqësinë kishte modifikime dhe se tani do t'i bëjë bujqit konkurrent ekonomik që do të mund t'i punojnë arat me teknologji më të re. Ai porositi se edhe nëse i zmadhojnë ngastrat nuk do të ketë zvogëlim të subvencioneve.

"Sipërfaqet aq janë bërë parcela të vogla sa që nuk ka kurrfarë leverdishë ekonomike për kultivimin serioz të prodhimtarisë që ofron rendimente të mëdha. Edhe nga këto arsye kërkojmë që të zmadhohet toka bujqësore. Që të jetë sa më efikase mund të rregullohet edhe infrastruktura, përkatësisht të sigurojmë ujë për ujitje. Asgjë nuk është e tmerrshme edhe nëse ndodh zmadhimi i tokave të bujqve, se do të ndodh që të marrin më pak mjete nga ato që tani i marrin", tha Lupço Dimovski, ministër i bujqësisë

Dimovski paralajmëroi edhe një afat të tretë për paraqitjen e dokumenteve për subvencione për bujqit. Anulimi i ri do të thotë edhe vonim në pagesën e subvencioneve.

"Kjo nuk varet prej neve por nga Kuvendi dhe deputetët dhe sa do të kenë ata sens lidhur me këtë ide që ta mbështesin ligjin për bujqësi dhe zhvillimin rural. Ligji është i barabartë për të gjithë bujqit dhe ai nuk i ndan. Politika duhet të qëndroj anash nga bujqësia", tha Lupço Dimovski, ministër i bujqësisë

Në Maqedoni bujqit kanë në pronësi mesatarisht nga 1,6 hektarë. Mesatarja evropiane është rreth 20 hektarë me ç'rast ata që e arrijnë produktivitetin më të lartë mesatarisht kanë mbi 50 hektarë tokë të punueshme bujqësore. Verica Pavllovska

Buy Now on CodeCanyon