Një numër i madh mjekësh të Qendrës Klinike në Shkup, punonjës në spitalin e përgjithshëm të qytetit "8 Shtatori" dhe në spitalet klinike në tërë Maqedoninë, sot gjatë pushimit dolën në një grevë paralajmëruese. Nga Sindikata e pavarur e Qendrës Klinike janë të kënaqur nga numri i mbështetësve të grevës, ndonëse një numër i madh i mjekëve kishin presione dhe kërcënime nga drejtorët e tyre që të mos e mbështesin atë.
"Kishte mjaft pengesa nga ana e drejtorëve. Drejtorët ushtronin presion psikologjik ndaj të punësuarve me vetë praninë e tyre, kishte edhe urdhra, e madje edhe kërcënime për mbylljen e disa klinikave, por mendoj se asgjë nuk i pengoi mjekët që të dalin këtu dhe të shprehin pakënaqësinë e tyre", deklaroi Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së pavarur të Qendrës klinike.
Nga Sindikata thonë se më shumë presione ushtrojnë drejtorët e klinikave të kardiologjisë, nefrologjisë, toksikologjisë dhe neurokirurgjisë. Megjithatë, mjekët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre.
"Jemi njëzëri, se jemi të pakënaqur. Të gjitha pakanqësit i kemi theksuar që më herët përmes sindikatës. Tani ta shohim. Edhe të tjerët le të mendojnë pak më ndryshe", tha Ilir Shabani, mjek.
"Protesta e sotme mund të thuhet se, dëshmon që po punojmë për realizimin e kërkesave tona. Bisedimet do të vazhdojnë dhe do të shohim", u shpreh Dr. Jovica Gavrillovski.
Nga Organizata sindikale e Spitalit të përgjithshëm kërkuan heqjen urgjente të pagesës së planifikuar sipas kontributit, sepse sipas tyre, ajo ndikon negativisht ndaj shëndetit të pacientëve.
"U gjetën lëshime të mëdha në këtë projekt që na pengon në punën e përditshme dhe që madje e rrezikon shëndetin e pacientëve, pasi nuk sjellë cilësi", deklaroi Dr.", tha Natasha Gramatikovska, Kryetare e organizatës sindikale "8 Shtatori".
Protesta paralajmëruese u organizua pasi Gjykata u ndaloi mjekëve që të protestonin përgjatë gjithë ditës. Ministria e Shëndetësisë e paditi grevën, për parregullsi. Ndërkaq, bisedimet mes sindikatave dhe ministrisë së shëndetësisë janë caktuar për nesër. Protestën e mbështetin edhe nga Sindikata e pavarur e shëndetësisë, farmacisë dhe mbrojtjes sociale. Në protestë nuk dolën vetëm anëtarët e sindikatës 'Nënë Tereza'. Bojana Simonoviq