TIRANE - Të paktën 6 aksidente u janë shtuar brenda pak orëve statistikave të këtij fenomeni që po merr thuajse përditë jetë njerëzish. Bilanci i fundit flet për dy të vdekur dhe me disa të plagosur në rrugët e vendit. 4 prej tyre janë shënuar në kryeqytet në një hark kohor prej 2 orësh, konkretisht te Dogana, te kthesa e Kamzës në Paskuqan dhe në lagjen Ali Dem, dhe dy të tjerët në Fier e Gjirokastër.<br />Aksidenti i parë ndodhi te rrethrrotullimi i Doganës, ku një makinë përplasi këmbësorin 60 vjeçar, Mahmut Tafnurja. Si pasojë e përplasjes këmbësori ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën.<br />Në lidhje me ngjarjen, mësohet se Tafnurja i ka prerë rrugën makinës, ndërsa pas përplasjes ka qenë vetë drejtuesi i automjetit që e ka dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë.<br />(ad.ti/shqiptarja.com)