TIRANE - Kryeministri Sali Berisha vazhdoi sot thirrjet në drejtim të fëmijëve të shkollave në të gjithë vendin, për të parë karriget bosh që le opozita, e cila sipas tij ka vetëm një qëllim, bllokimin e integrimit në BE.<br /><br />"Kemi patur arritje të mëdha në të gjitha fushat, por sigurisht ne kemi edhe probleme për të cilat duhen bërë zgjidhje. Këto kanë të bëjnë me vendime që duan 3/5. Ju bëjmë thirrje që të mos harroni momentin e heqjes së vizave, pasi në atë periudhë kreu i opozitës mori një kuti nën sqetull që të bënte pazare për t'u liruar vizat. Vizat nuk kërkonin 3/ 5 dhe ai s'i bllokonte dot ashtu si nuk do të mund të bllokojë Statusin. Edhe tani do të bëjë pazare duke kërkuar Fierin në kërkim të statusit. Unë i bëj thirrje atij që të mos ju bllokoje ju të rinjve që doni të ecni në rrugën europiane."- tha Berisha para nxënësve të gjimnazit "Hydajet Lezha", në Lezhë, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të saj.<br /><br />(ad.ti/shqiptarja.com)