Surprise Me!

Greqi,"Agimi i Artë" sulmon

2015-08-21 5 Dailymotion

ATHINE- Ekstremistë grekë bllokojnë premierën e shfaqjes teatrale Corpus Kristi të cilën po tenton ta vërë në skenën greke për herë të parë regjisori me origjinë shqiptare Laert Vasili. Pjesë teatrale me përmbajtje kontroversale fetare ka zemëruar grekët të cilët kanë reaguar ndaj regjisorit shqiptar Laert Vasili dhe trupës teatrale duke i kërcënuar deri në vdekje dhe me thirrje "Shqiptarë do tju bëjmë varrin". Laert Vasili në një prononcim për Tv A1 Report tha se protestuesit njihen si simpatizantë të partisë Agimit të Artë në Greqi dhe protesta ka vazhduar e tensionuar nga ora 15:00 e së enjtes (4 tetor) deri në orën 03:00 të mëngjesit të së premtes. Eshtë dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën dhe për të mbrojtur artistët. <br /> <br />(ad.ti/shqiptarja.com)

Buy Now on CodeCanyon