Surprise Me!

Gjermani, përfundoi festivali i birrës "Oktoberfest"

2015-08-21 0 Dailymotion

Gjermanët zbrazën fuçinë e fundit me birrë dhe këtë fundjavë shënuan fundin e festivalit më të madh botëror të birrës. "Oktoberfesti" gjerman, që këtë vit u mbajt për të 179-ën herë, do të mbahet mend për nga pirja rekorde e shtatë milionë litrave birrë dhe vizitës së mbi gjashtë milionë mysafirëve nga e gith bota.<br />"Kishim numër të madh të vizitorëve të uritur dhe të etur. Jemi të lumtur që edhe koha na mbajti dhe që ndodhi ndonjë incident më serioz", tha Diter Rajter, Drejtor i festivalit.<br />Edhe pse nuk kishte prishe të rendit dhe qetësisë publike, policia kishte regjistruar disa incidente më të vogla.<br />"Edhe pse nuk kishte incidente më serioze, regjistruam disa përleshje fizike. Atje ku ka shumë alkool dhe frekuentim njerëzish, pritet që të ketë këso dukuri", u shpreh Volfgan Venger, zëdhënës i policisë.<br />Por, kishte edhe raste të vjedhjes. Në mesin e turmave, pa portofolet e tyre të xhepit ngelën rreth 520 persona. Pa telefona celular kishin ngelur rreth 400 persona kurse 80 zonja pa stolitë e tyre të vlefshme. Shfaqja e 180-të e radhës e festivalit të birës do të fillojë vitin e ardhshëm më 21 shtator kurse do të përfundoj më 6 tetor. Petar Bllazhevski

Buy Now on CodeCanyon