Në komunën e Sarajit u hap qendra e parë tregtare, investim ky i afaristëve Muarrem Bexheti dhe Jusuf Jusufi. Investimi kap vlerën prej tre milion eurosh ndërsa do të mundësoj 50 vende të reja pune. Ky investim është i një rëndësie të veçantë pasi do të paraqes stimul për shumë afaristë të tjerë që të investojnë në këtë komunë, tha mes tjerash kreu i komunës së Sarajit Bekim Murati.
"Unë shpresoj që ky investim që sot e bëjmë hapjen në mënyrë solemne do të jetë një stimul për biznesmenët, për të gjithë afaristët që të vijnë dhe të investojnë në komunën e Sarajit. Komuna e Sarajit do të jetë në shërbim dhe në ndihmë të tërheqjes së investitorëve dhe ata që dëshirojnë të investojnë në komunën e Sarajit, komunë do ta shohin si një partner në zhvillimin e biznesit të tyre", tha Bekim Murati, kryetar I komunës së Sarajit.
Në inaugurimin e kësaj qendre tregtare mori pjesë edhe kreu i BDI Ali Ahmeti si dhe shumë ministra dhe deputetë të këtij subjekti politik. Sipas Ahmetit politika ekonomike ka ndryshuar andaj me punë dhe angazhim duhet t'i zhvillojmë vendbanimet tona.
"Unë mendoj që ne shqiptarëve nuk na kanë munguar iniciativat, nuk na ka munguar guximi mbase kanë qenë pengesat të tjera ato që shqiptarët i kanë lënë të stagnojnë. Kohërat kanë ndryshuar prandaj edhe njëherë i siguroj investitorët, gjithë ata të cilët disponojnë kapitalet e tyre le të urdhërojnë sepse vendbanimet tona duhet t'i përparojmë", tha Ali Ahmeti Kryetar i BDI.
Investimin e ka përshëndetur edhe ministri i ekonomisë Valon Saraçini duke theksuar se ky investim duhet të jetë shembull se si një sipërmarrës investon në kohë krize.
"Sot bisedojmë për një investim në vlerë prej 3 milion euro, një investim që përveç zhvillimit të ekonomisë lokale do të inicioj edhe hapjen e 50 vendeve të reja të punës edhe atë në mënyrë direkte ndërsa në mënyrë indirekte do të hapen edhe vende tjera që do të kenë lidhshmëri me këtë qendër tregtare", u shpreh Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.
Qendra e re tregtare 'Saraj' paraqet përmbledhjen e biznesit 20 vjeçar të kompanisë JUS MB në një vend e cila përveç këtij investimi, sot vuri gur themelin edhe të objektit të dytë po në këtë komunë. Gjyltene Rexhallari