BARI- "Dy autobusë me turistë mjaftojnë që të çojnë në mbingarkesë portin e Barit". Ky është denoncimi i indinjuar i një pasagjeri shqiptar që ka dokumentuar edhe me foto se çfarë ndodh në nisje në këtë port për të hipur në një traget me destinacion Durrësin por edhe se çfare ndodh të nesërmen në mëngjes në zbritje në portin e Durrësit. Duke parë fotot dhe duke bërë krahasimin, kjo gjë vë në siklet shtetasit italianë, pasi tregohet se si Shqipëria ka mundur të kalojë, të paktën në infrastrukturë Italinë ose të paktën Barin. Pra me pak fjalë Durrësi në këtë aspket i "ka dhënjë një leksion" Barit. <br /> <br />(ad.ti/shqiptarja.com)
