Surprise Me!

Cërvenkovski zgjeron frontin kundër Gruevskit

2015-08-21 0 Dailymotion

Cërvenkovskit i bashkëngjitën sot edhe Georgievski, Boshkovski, Zhernovski e Angelov. VMRO-Popullorja, ajo 'të bashkuar për Maqedoninë', PLD-ja dhe 'Dinjiteti' u radhitën me opozitën, me qëllimin e rrëzimit nga pushteti të VMRO-së të Nikolla Gruevskit. Ky qëllim, e bëri të pamundurën, të mundshme,- deklaroi kreu i frontit opozitar Cërvenkovski. Motoja e opozitës do të jetë 'Ardhmëria, tani!'.
"Nga sot, me këtë ngjarje, mbarë opozita maqedonase është bashkë në një front të përbashkët, nën një flamur, me një qëllim të vetëm, në betejë për të ardhmen e Maqedonisë. Në një demokraci parlamentare normale, sigurisht që nuk do të ishte e nevojshme! Për fat të keq në këto 6 vitet e fundit, Maqedonia nuk është as normale, e as shtet demokratik! Pikërisht ky fakt që ajo të ndryshohet, e bëri të pamundurën, të mundur dhe të domosdoshme!", deklaroi Branko Cërvenkovski, LSDM.
Para se të vendosin firmën e tyre, liderët u shprehen të vetëdijshëm për dallimet ideologjike të subjekteve të tyre. Megjithatë, parësore për ta është ardhmëria e Maqedonisë, të cilën pushteti aktual po e çon drejt greminës, sipas tyre.
"Për fat të keq problemi ynë, por edhe problemi i Maqedonisë ishte që, ne kemi pirë kafe vetëm atëherë kur ia dorëzoni pushtetin njëri tjetrit. Sikur të pinim kafe më shpesh mendoj se Maqedonia nuk do të vinte në këtë derexhe. Unë si Lubço Georgievski, pranoj të jem pjesë e ekipit që do ta kryesojë Branko Cërvenkovski, sepse vlerësoj që vetëm në këtë mënyrë, të organizuar mund të ndryshojmë atë që sot quhet pushtet në Republikën e Maqedonisë", u shpreh Lubço Georgievski, VMRO-Popullore.
"Në rast se e shohim prejardhjen tonë politike, platformat tona politike... a ndryshojmë mes tyre? Po! A do të dallojmë edhe më tej? Po! Megjithatë, për një gjë, jemi të njëjtë, të gjithë e duam Republikën e Maqedonisë dhe kjo na shtyu që sot të bashkohemi në këtë lidhje. E vendos firmën time për ardhmërinë e Maqedonisë... kjo nënkupton se e vendos firmën kundër politikës së sotme" , tha Andrej Zhernovski, PLD.
4 nënshkruesit e marrëveshjes së sotme e lanë të hapur derën e frontit opozitar, për të gjithë ata që kundërshtojnë politikat e pushtetit aktual, pa dallim përkatësie etnike, fetare si dhe bindjeve politike. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon