Surprise Me!

Zendeli dhe Georgievski, nderohen me çmimin 23 tetori

2015-08-21 5 Dailymotion

Nga 30 kandidatë prej të cilëve vetëm dy shqiptar, çmimi '23 tetori' këtë vit iu nda shkrimtarit Halil Zendeli dhe piktorit Vlladimir Georgievski. Ky çmim bazohet në mirënjohjet e personaliteteve të ndryshme për veprimtarin e tyre në sferën e shkencës, kulturës dhe arsimit si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve dhe vlerave shtetërore të Maqedonisë,-theksoi kryetari i komisionit për ndarjen e këtij çmimi Vllado Kambovski. Ndërsa fituesit e çmimit u shprehën të privilegjuar nga përzgjedhja.<br />"Mu nda solemnisht çmimi '23 tetori' që paraqet një mirënjohje të lartë për mua, paraqet një respekt dhe nder për mua dhe punën time në lëmin e kulturës dhe në fushën e veprimtarisë qoftë ajo botuese ose krijuese etj", tha Halil Zendeli, shkrimtar.<br />"Këtë mirënjohje e shoh si obligim të fuqishëm që të vazhdojë edhe më tej të krijojë duke kremtuar fuqinë e frymës që e kremton lirinë. Nga vitet që janë pas meje dhe ekspozitat e shumta kuptova se piktori gjithë jetën e tij pikturon vetëm një pikturë. Në atë pikturë është qenia e tij me të gjitha shenjat që e bëjnë atë të papërsëritshëm dhe autentik", tha Vlladimir Georgievski, piktor.<br />Deri tani çmimi '23 tetori' iu është ndarë tre shqiptarëve Tahir Zajazit, Havzi Mustafës dhe së fundmi Halil Zendelit. Vitin e kaluar, ky çmim nuk i takoi asnjë personaliteti shqiptar ndërsa në konkursin e sivjetmë përveç Halil Zendelit kishte konkurruar edhe aktori Bajrush Mjaku. Gjyltene Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon