Urbanika hedh dritë mbi misterin e ngjarjes tronditëse të vdekjes së 13-vjeçares shqiptare Xheneida Selimi në Greqi. Edhe pse policia greke e ka mbyllur çështjen duke e quajtur atë një histori vetëdjegieje nga ana e 13-vjeçares, zbardhen faktet që forcojnë dyshimet për një eliminim të mundshëm të saj. Ditën e ngjarjes, në 22 shtator 2011, 13-vjeçarja Xheneida, nuk ka lënë gjurmë në shishen me benzinë që u gjet pranë trupit të saj, po ashtu e mitura është gjetur e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa janë gjetur edhe shenja të goditjes së saj
