Edhe pa PDSH-në dhe Menduh Thaçin, LSDM-ja do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kështu iu përgjigj sot sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Andrej Petrov, deklaratës së një dite më parë të liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi i cili akuzoi LSDM-në për jo seriozitet dhe luhatje nga qëndrimet e saj.
"Edhe me Thaçin, edhe pa të, edhe me PDSH-në dhe pa PDSH-në, LSDM-ja dhe Lidhja e së Ardhmes në zgjedhjet e ardhshme shkojnë në fitore. Ne me asgjë nuk kemi kontribuar që marrëveshja jonë për bashkëpunim teknik, të ndërpritet. Për motivet për të cilat po e ndërpret PDSH-ja, unë nuk do të mund të flasë. Atë duhet ta kërkoni tek ata, por megjithatë jo serioziteti nuk vjen nga ana e LSDM-së", Andrej Petrov, LSDM.
Mbrëmë, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi konfirmoi zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit teknik me partinë e Cërvenkovskit.
"Definitivisht bisedohet për një qasje shumë joserioze, deklaratën e LSDM-së se ata mendojnë se mund të bisedojnë për çdo komunë në Maqedoni, Strugën edhe Kërçovën, po të isha joserioz si ata do të thoja se, a bënë të bisedojmë për Strumicën edhe për Shtipin dhe ti merr PDSH-ja!", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Thaçi gjithashtu ironizoi se RDK-ja e Rufi Osmanit dhe DR-ja e Imer Selmanit, tani e kanë rrugën të hapur të bashkëpunojnë me LSDM-në, pasi sipas tij partitë në fjalë po lariten njëra me tjetrën. Ndërkohë Petrov nga LSDM-ja tha se partia e tij është e hapur për çdo bashkëpunim, përfshi këtu edhe partinë e Rufi Osmanit.
"Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me partinë e Rufi Osmanit dhe Imer Selmanit, mendojë se ata janë shumë më afër bashkëpunimit dhe laritjes që i bënin muajt e fundit Cërvenkovskit dhe LSDM-së, unë prej sonte ua çeli rrugën që ata të vazhdojnë të bashkëpunojnë. Nuk i keqkuptojë, ata janë mësuar të bashkëpunojmë, LSDM-ja me PPD, me PDP-në, me DUI-në me MUI-in, kjo është PDSH, nuk është as DUI e as PPD", deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
"LSDM-ja është e përgatitur për bashkëpunim të sinqertë me të gjitha partitë opozitare. Të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen në një betejë të përbashkët politike me qëllim mposhtjen e këtij pushteti, e cila ka politikë shkatërruese, janë të mirëpritur të bashkëpunojnë me ne", Andrej Petrov, LSDM.
Partia Demokratike Shqiptare dhe Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë në korrik të këtij viti arritën marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë gjatë zgjedhjeve të ardhshme lokale. Mosmarrëveshjet mes këtyre dy partive shpërthyen dy javë më parë, pas qëndrimeve të LSDM-së mbi nderimin e UCK-së në Sllupçan dhe pr/ligjin e Branitellave, si dhe kulmoi me Strugën, ku LSDM-ja në mënyrë indirekte anoi në përkrahjen e mundshme të kandidaturës së Sefer Canovskit për Strugën. Valmir Kuçi