Krahas çështjes së emrit, në prag të këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, Maqedonia do të përballet edhe me raportet ndër-fqinjësore, të alarmuara nga Greqia, Bullgaria dhe Rumania. Shqetësimi u ngrit sot nga LSDM-ja opozitare e cila kritikoi ashpër qeverinë në fushën e politikës së jashtme. Sipas Andrej Petrovit nga LSDM-ja është e pakuptimtë që në prag të Këshillit të BE-së, ministri i jashtëm Popovski po viziton vendet e Lindjes së Largët siç janë Vietnami dhe Indonezia.<br />"Dje në Sofje, Greqia dhe Bullgaria të ndihmuara edhe nga Romania në një takim të përbashkët kanë miratuar një konkluzë që së bashku të mbrojnë interesin e tyre, anëtarësimin dhe përparimin e proceseve integruese të Maqedonisë ta kushtëzojnë me përmirësimin e raporteve të mira ndëretnike nga ana jonë", deklaroi Andre Petrov, LSDM.<br />Nga LSDM-ja kritikuan edhe raportin inferior të presidenti Ivanov, megjithëse ai ka kompetenca të mëdha në fushën e politikës së jashtme, si dhe kryeministrin Gruesvki në manipulimin e opinionit, se tashmë Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kushtet për të qenë anëtare e NATO-s dhe BE-së.<br />"Nga kryeministri Gruevski, sërish dëgjojmë vetëm deklarata protokollare, se gjoja meritojmë anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, pa ndonjë iniciativë që të përmirësohet situata aktuale dhe të përshpejtohet procesi euro-integrues. Presidenti Ivanov, edhe pse ka kompetenca të mëdha në fushën e politikës së jashtme, në asnjë mënyrë nuk është i kyçur, dhe as që ka ndërmarrë ndonjë iniciativë për zhbllokimin e procesit euro-integrues", u shpreh Andre Petrov, LSDM.<br />Këshilli i ministrave i punëve të jashtme të BE-së do të mblidhet më 10 dhjetor në Bruksel. Nga takimi, Shkupi Zyrtar pret të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Bedri Rexhallari
