Parku i luleve në kryeqytetin francez Paris, mblodhi këto ditë adhuruesit e modeleve më të vjetra të motoçikletave. Bëhet fjalë për edicionin e 15-të të ekspozitës "Moto-Legjendat" i cili u hap fundjavën e kaluar. Përveç modeleve të njohura botërore të motoçikletave, në ekspozitë u prezantuan edhe disa biçikleta me motor të punuar në dorë nga pronarët e tyre. Për vizitorët, kjo ekspozitë ishte edhe më tërheqëse sepse përveç karakterit ekspozues, manifestimi kishte edhe karakterin e tregtimit.<br />"Kur e morëm motoçikletën, vendosëm që t'i inkorporonim një motor tjetër, BMË. Sot ky kombinim është shumë i kërkuar. Kemi shumë klientë vdesin për këtë stil", u shpreh Ivan Ajsen, ekspozues.<br />Motoçikleta është e viteve 1940, dhe sipas pronarit, çmimi i saj mund të arrijë deri në 55 mijë euro. Duke shikuar modelet e ekspozuara, vizitorët kanë mundësi të informohen mbi historinë e motoçikletave dhe të dëgjojnë të dhëna interesante rreth pronarëve të tyre. Organizatorët e këtij manifestimi kanë parashikuar edhe shumë loja zbavitëse dhe xhiro testimi me këto mjete motorike. Petar Bllazhevski