KLOS- Autopsia e bërë ndaj 23- vjeçarit të vrarë në Mat Fatjon Barmeta ka zbuluar një fakt tronditës, ai ka vazhduar të jetojë për 48 orë dhe pas groposjes që i kanë bërë nën zhavorr vrasësit e tij. Ky fakt është konfirmuar dje edhe nga drejtues të lartë të policisë të cilët kanë thënë se krahasimet e dëshmive dhe akteve mjekësore vërtetojnë se 23-vjeçari ka pësuar një vdekje të mundimshme dhe makabre. Në aktet e autopsisë është përcaktuar koha e saktë kur 23- vjeçari ka ndërruar jetë. <br /> <br />(ad.ti/shqiptarja.com)
