Stomatologjia në Maqedoni nuk është në nivelin e duhur për shkak të mospërfilljes së këtij shërbimi nga ana e institucioneve. Kjo u tha sot nga drejtuesi i shoqatës së stomatologëve shqiptarë, gjatë një sipmoziumi shkencorë për mbjelljen e dhëmbëve . Simpozium i sotëm është organizuar në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar ndërsa pjesëmarrës kanë qenë stomatolog nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria të cilët folën për aktualitetet në stomatologji.<br /><br />"Në përgjithësi këtu në Maqedoni është në një nivel krize do themi, arsyet pse është kështu mundë ti gjejmë gjithandej një ndër to është vlerësimi jo i duhur nga ana e organeve shtetërore të cilat nuk kanë një plan afatgjatë se si duhet rregulluar kjo çështje. Por siç e shihni dita ditës dalin edhe problem tjera në sferën e shëndetësisë, marrë në përgjithësi te stomatologët ndikon edhe një e keqe tjetër,apo kriza që ka popullata sidomos ajo shqiptare", deklaroi Xhelal Ibrahimi, kryetar i shoqërisë stomatologjike shqiptare.<br /> <br />"Shoqata e stomatologëve shqiptarë gjithnjë punon në edukimin e stomatologëve shqiptarë dhe kështu gjithnjë del me simpoziume kualitative, seminare e kongrese kjo me qëllim të ngritjes së njohurive të mjekëve në stomatologji të cilët ato njohuri pastaj i implementojnë në punën e tyre me pacientët", tha Marjan Denkovski, Shoqata stomatologjike e Maqedonisë. Alsat-M
