Opozita i kërkon llogari partive në pushtet për dështimin e një dite më parë, të marrjes së datës. LSDM-ja theksoi se VMRO-ja duhet të sqarojë publikisht, manipulimin disa mujor të opinionit, me optimizëm të rrejshëm për marrjen e datës së negociatave.

"Shihet qartë se pritja e gjatë para dyerve të BE-së, Maqedonisë vetëm sa i komplikon procesin euro-integrues , dhe numri i kushteve të vendeve anëtare vetëm po ritet. Çmimin e politikave të gabuara të kësaj qeverie që të zbatojë dhe plotësojë agjendën evropiane të Maqedonisë, në vend të qeverisë e paguajnë të gjithë qytetarët. Kjo qeveri dëshmoi se jo vetëm që nuk ka sukses, por nuk ka as zgjidhje, nuk ka as plan për zbatimin e perspektivës evropiane të RM-së", tha Andre Petrov, LSDM.

Kundërpërgjigjën nga VMRO-DPMNE.

"Dje BE-ja humbi shansin t'i jap mbështetje të mëtejshme stabilizimit të integrimit të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimorë në BE. Republika e Maqedonisë ka plotësisht të drejtë të jetë e dëshpëruar nga vendimet jo-parimore. Sot, ashtu siç edhe pritej opozita na akuzoi ne, VMRO-DPMNE, për vendimet dhe kriteret e Greqisë. Kjo është e papranueshme. Në vend të akuzave mes vete në Republikën e Maqedonisë, ne bëjmë thirrje për përforcimin e konsensusit për pozicionet e RM-së, të cilat bazohen në parime. Duam të bëjmë thirrje që në vend të përplasjeve të brendshme, të vazhdojmë bashkërisht të punojmë në zbatimin e reformave dhe ndërtimin e pozicioneve parimore rreth çështjeve që përbëjnë sfidën tonë", deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Ndërkaq, edhe partia shqiptare në pushtet, e pranoi dështimin edhe pse, ndër rreshta, përcaktimin e ri të Këshillit, e quajti një hap përpara nga pika zero ku ndodhet Maqedonia.

"Gjithsesi se pritshmëritë e qeverisë, në fakt pritshëmëritë e opinionit publik në përgjithësi dhe qytetarëve të Maqedonisë lidhur me rezultatin nga Samiti i mbrëmshëm ishin të mëdha, duke u nisur nga kjo është e vetëkuptueshme zhgënjimi, dëshpërimi është i madh, për shkak se edhe pse u bë një lëvizje përpara apo një avancim nga pika zero ne nuk jemi aty ku pretendonim se do të ishim. RM-ja megjithatë nuk arriti të marrë datë për negociata", tha Ermira Mehmeti, BDI.

Opozita shqiptare shprehu revoltë ndaj dështimit, duke i bërë apel BDI-së që të shqyrtojë pozicionin e saj në qeveri, aq më tepër kur dikasteret përkatës me procesin e integrimit, drejtohen nga kuadro të saj.

"Dje qytetarët e Maqedonisë morën një përgjigj shumë konkrete, shumë të qartë sa i përket integrimit të Maqedonisë në BE. BDI pas këtij dështimi përfundimisht duhet të ndërmerr diçka, BDI duhet ta lëshoj qeverinë. Alibi se Greqia po bllokon deri tani që ka ekzistuar, tanimë nuk ekziston, dje u bindëm të gjithë se nuk bllokon vetëm Greqia, bllokon edhe Bullgaria, bllokon edhe Franca bllokojnë edhe shtetet tjera anëtare të BE-së.... Kërkojmë nga BDI që të ndërmerr hapa konkrete dhe të lëshoj qeverinë", theksoi Imer Aliu, PDSH.

"Nuk është emri vetëm problem për integrimin e Maqedonisë në Unionin Evrop...