Surprise Me!

Komisioni heton djegien e parave në postë

2015-08-21 1 Dailymotion

Një komision i "Postave të Maqedonisë" sot do t'i hapë kasafortat për të përcaktuar nëse dhe sa dëm financiar është shkaktuar gjatë zjarrit të pardjeshëm. Drejtori, Rafiz Aliti tani për tani nuk dëshiron të komentoj nëse nga shpërthimi i zjarrit janë djegur edhe para. Por, Aliti, po ashtu, nuk zbulon as sa është qarkullimi ditor i postës. Këto të dhëna, shprehet ai, do të publikohen në mënyrë plotësuese. Njëherësh, në Postat e Maqedonisë punon edhe një komision tjetër i cili bën vlerësimin e dëmeve tjera të shkaktuara nga zjarri. Sportelet e Postës së Maqedonisë sot punojnë normalisht dhe me kapacitet të plotë, informojnë nga kompania. Megjithatë, mbetet e hapur edhe çështja pse është lejuar që kompania të mos jetë e siguruar dhe nëse për këtë do të bartë përgjegjësi. Bisedimet teknike për sigurim të Postave të Maqedonisë janë në rrjedhë dhe sipas informacioneve të para ka pesë kompani të interesuara. Nëse ato do të mbeten në lojë ose do të tërhiqen mbetet e pasigurt, meqë drejtori Rafiz Aliti pohon se ka klauzolë, sipas të cilës, ai që do të fitojë në tender do të duhej ta bartë edhe dëmin e shkaktuar eventual prej një janarit të këtij viti, periudhë në të cilën posta nuk është e siguruar. Nga MPB-ja, tani për tani shprehen se nuk ka asgjë të re rreth këtij rasti. Natasha Stojanovska

Buy Now on CodeCanyon