Edhe pse u desh një kohë e gjatë për vendosjen edhe në shqip të tabelave në Kodrën e Diellit, ato nuk patën fatin të qëndronin gjatë. Tabelat me mbishkrimet shqip që tregonin për këtë pikë turistike, parkingun etj, janë shkulur nga era, ndërkohë që përgjegjësi i tyre, komuna e Tetovës, nuk ka ndërmarrë asnjë aksion deri tani për rikthimin e tyre. Ekipi i televizionit Alsat-M, sot tentoi të merrte prononcim nga Komuna e Tetovës lidhur me problemin në fjalë, megjithatë nuk arriti të vihej në kontakt me zëdhënësin e saj. Përmes telefonit na u përgjigjën se do të japin prononcim gjatë ditëve në vazhdim. Në Kodrën e Diellit, deri para tri javësh ka pasur gjithsej 5 tabela në gjuhën shqipe, ndërsa tani kanë mbetur vetëm dy, edhe ato të shtrembëruara nga era.<br /><br />"Përndryshe sipas disa informatave jo zyrtare që morëm nga disa dëshmitarë të Kodrës së Diellit, ata pohojnë se këto tabela që caktojnë zonën e parkimit, çmimin dhe orarin e parkimit, janë vendosur jo-ligjërisht".<br /><br />Drejtuesit e Kodrës së Diellit, thonë se këto tabela nuk janë në kompetencat e tyre, e madje, ato nuk duhet të jenë fare aty, sepse në atë lokacion nuk ka vend për parkim. Bashkim Sulejmani