"Bota e çudirave, prej çokollate" është emri i parkut të vetëm në botë kushtuar kënaqësive të ëmbla, të bëra me kokrra aromatike kakaoje. Ajo gjendet në qytetin kinez të Shangait, dhe mbrëmë, u hap zyrtarisht për adhuruesit. Skulpturat gjigante prej çokollate dhe specialitetet e shijshme ishin vetëm një pjesë e vogël e ceremonisë.

"Shëtitja nëpër park është planifikuar të jetë si një udhëtim nëpër historinë e çokollatës. Duam që vizitorët të mësojnë se kjo nuk është thjesht një ëmbëlsirë. Përveçse çokollata plotëson shqisat tona, ajo nxit edhe kënaqësi psikike",u shpreh Ani Sun, drejtor i parkut.

Ndër sektorët më interesant të ekspozitës, ishte edhe ai ku vizitorët mund të provojnë pastën e çokollatës të bërë sipas recetës tradicionale të Majëve të Lashtë.

"Pjesa më e vështirë është si t'i mbajmë ëmbëlsirat të buta. Këtu është shumë ftohtë dhe ato ngrijnë shpejtë. Pastaj, edhe copëtohen", tha Sebastian Roça, pastiçier nga Meksika.

Megjithatë, shumica e vizitorëve nuk janë të interesuar, nëse çokollatat janë të plasaritura apo jo. Për ta, gjithë ky eveniment, ishte madhështor.

"Këtu gjithçka është e mrekullueshme. Çdo pjesë është interesante. Nuk mund të mbajë veten, më vjen të hyjë në vitrinë dhe të ha çdo gjë që të më dalë përpara", tha Kao Jiven, vizitor.

"Çdo pjesë është e bukur dhe duket si e vërtetë. Në pamje të parë, nuk mund të dalloja, nëse të gjitha ishin prej çokollate. Është e pabesueshme", tha Luo Shenling, vizitor.

Festivali i çokollatës në Shangai do të jetë i hapur deri në fund të shkurtit, dhe përveç shijimit të ëmbëlsirave të ndryshme prej çokollate, vizitorët do të kenë mundësi që të dëgjojnë edhe ligjërata interesante për historikun e kësaj kënaqësie të ëmbël. Petar Bllazhevski